Seriali i suksesshëm i Netflix ‘Adolescence’ ka vazhduar serinë e fitoreve duke u shpallur ‘Drama më e Mirë’ në ceremoninë TRIC Awards 2026, të mbajtur në Londër.
I krijuar nga aktori Stephen Graham dhe shkrimtari Jack Thorne, trajton historinë e adoleshentit britanik Jamie Miller, i cili dënohet për vrasjen e një shoqeje klase pasi radikalizohet nga përmbajtjet online.
Produksioni është vlerësuar gjerësisht për trajtimin e temave si misogjinia dhe radikalizimi në internet.
Aktori 16-vjeçar Owen Cooper ka bërë histori duke u bërë fituesi më i ri i çmimeve për ‘aktorin më të mirë’ në rol dytësor në Golden Globes, Emmy dhe BAFTA.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





