Një situatë shqetësuese është vërejtur në shumë rrugë të Prishtinës.
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se disa individë po thyjnë kontejnerët e mbeturinave, transmeton Klankosova.tv.
Në një reagim zyrtar, ka bërë thirrje që ky sjellje të mos përsëritet, duke informuar se kontejnerët e dëmtuar janë zëvendësuar me të rinj. “Mbrëmë në shumë rrugë të kryeqytetit kemi zëvendësuar kontejnerët e thyer me të rinj.
Por është e papranueshme që të dëmtohet kaq shumë prona publike.
Kërkojmë bashkëpunimin tuaj, që të ruajmë dhe kujdesemi për mjedisin tonë të përbashkët”, thuhet në reagim.





