Incidentet e fundjavës në Pejë: përleshje e rëndë në Deçan, arrestime në Istog dhe dhunë ndaj vajzës

Fundjava nuk ishte fare e qetë për tri komuna të rajonit të Pejës.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci, njofton se në Deçan ka ndodhur një përleshje e rëndë, ku është përdorur edhe thika.

Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në mbajtje.


- Advertisement -

Një rast tjetër me posedim të armëve ka ndodhur në Istog, ku një person u arrestua pasi ekspozoi armën në rrjete sociale.

Rasti më shqetësues ka qenë dhuna e një babai ndaj vajzës së tij, ku viktima u dërgua në strehimore dhe dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *