Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në Prishtinë, në afërsi të shkollës “Meto Bajraktari”.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Samed Shkodra.
Zjarri ka shpërthyer në kuzhinë e banesës në katin e gjashtë.
Ekipi i zjarrfikësve ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kontrolluar situatën.
Nuk ka të lënduar në këtë incident dhe banorët janë të sigurt pasi zjarri është fikur dhe situata është nën kontroll.





