Mjeku kirurg i spitalit të Korçës, 72-vjeçari Nikolla Nunka, është arrestuar pas raportimit të bërë nga një 21-vjeçare ndaj tij për ngacmim seksual.
Por, sipas gazetarit Martin Marku, nuk është hera e parë që Nunka përballet me drejtësinë. ‘Duhet të themi se kirurgu është dënuar edhe në vitin 2014 nga Gjykata e Korçës me 2.5 vjet burgim për korrupsion pasiv dhe iu hoq e drejta e ushtrimit të detyrës për të paktën gjashtë muaj’, u shpreh Marku në emisionin ‘Kosova Today’.
Kujtojmë se babai i 21-vjeçares së ngacmuar nga Nunka ka deklaruar se kirurgun nuk e falë.





