Labinot Rexha ka treguar detaje për incidentin e ndodhur në Rahovec, ku pretendon se është sulmuar fizikisht bashkë me disa anëtarë të familjes së tij.
Në një bisedë telefonike për Prive By Liberta Spahiu, këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova ka rrëfyer se mosmarrëveshja lidhet me një kontest pronësor për 16 metra katrorë me fqinjët, duke theksuar se situata u përshkallëzua kur ai tentoi të zgjidhte konfliktin.
Rexha tha se u sulmua fizikisht dhe u fyen rëndë, dhe kërkoi që rasti të hetohet nga organet e drejtësisë.
Ai gjithashtu denoncoi sulmin ndaj nënës dhe mbesës së tij, duke kërkuar drejtësi për ta.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




