Një numër i madh i qytetarëve u mblodhën të martën në mbasdite në Galerinë e Arteve në Prishtinë për të marrë pjesë në inaugurimin e ekspozitës “Ditari i një fotografi të luftës”, të autorit Visar Kryeziu.
Ekspozita është pjesë e platformës “Liria ka Emër”, kuratore e së cilës është artistja dhe deputetja Eliza Hoxha, dhe përmes fotografisë dokumenton një pjesë të historisë së luftës së Kosovës.
Fotot shfaqin momente nga një nga periudhat më të rëndësishme të kujtesës kolektive të popullit tonë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





