Imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, ka përkujtuar humanisten shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë.
Maliqi ka vlerësuar veprën humanitare të Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një figurë që e shndërroi mëshirën në vepër dhe shërbimin ndaj njerëzve në një gjuhë të përbashkët. “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, si imam shqiptar, e kujtoj veprën e saj, në shërbim të njerëzve në nevojë”, ka shkruar Maliqi.
Duke iu referuar mësimeve të Kuranit, ai ka theksuar rëndësinë e bamirësisë dhe respektit ndërmjet njerëzve, pavarësisht dallimeve fetare. “Nuk kemi nevojë të besojmë njësoj për ta njohur të mirën e njëri-tjetrit.
Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët”, ka thënë ai.
Në fund, Maliqi ka bërë thirrje që kujtimi i Nënë Terezës të shërbejë si urë respekti dhe si nxitje për më shumë mirësi e paqe në shoqëri.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





