Ikona e filmit horror Ellen Burstyn nderohet në moshën 93-vjeçare në Festivalin e Filmit në Venecia

Ellen Burstyn, ikona e filmave horror dhe ylli i “The Exorcist”, është rikthyer në qendër të vëmendjes në moshën 93-vjeçare.

Aktorja u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u nderua me Luanin e Artë për Arritje Gjatë Jetës.

Burstyn është një nga aktorët e rrallë që ka fituar Kurorën e Trefishtë të aktrimit, duke pasur në koleksion një Oscar, një Tony dhe dy çmime Primetime Emmy, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Roli i saj më i famshëm mbetet Chris MacNeil në filmin horror “The Exorcist” të vitit 1973, ku ajo luajti nënën që kërkon ndihmë për vajzën e saj të pushtuar nga një demon.

Në paraqitjen e saj në Venecia, aktorja u shfaq fillimisht me një kostum të gjelbër, ndërsa më pas veshi një kostum portokalli për ceremoninë e pranimit të çmimit.

E përlotur, Burstyn tha: “Po më bën të qaj!

Po më mposht, e di!

Nuk di si të shërohem nga ajo përshëndetje bujare”.

Aktorja foli edhe për rëndësinë e veçantë të këtij vlerësimi në këtë etapë të jetës së saj: “Nuk mund ta imagjinoni sa domethënëse është kjo për mua. Është një gjë të fitosh një Oscar, një Tony ose një Emmy – të gjithatë cilën e kam fituar.

Por kjo… është shumë”. “Në moshën 93-vjeçare, do të thotë që ke mjaft jetë për të kujtuar, mendova, ndoshta nuk është vetëm një dokumentim i asaj që ke arritur, por edhe i asaj që ke mësuar”.

Karriera e Burstyn përfshin filma si “The Exorcist”, “Requiem for a Dream”, “Interstellar” dhe “Pieces of a Woman”.

Ajo fitoi Oscar për Aktoren më të Mirë për rolin në filmin e Martin Scorsese, “Alice Doesn’t Live Here Anymore”, në vitin 1974.

Në projektin e saj më të fundit, filmin e shkurtër “Flesh Impact”, Burstyn interpreton një version 100-vjeçar të Marilyn Monroe.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *