I ri nga Kosova ndalohet nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh

Një i ri nga Kosova është ndaluar të shtunën në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, gjatë rrugëtimit nga Gjermania për në Kosovë.

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një të ri të lindur në vitin 1997.

Sipas Kocit, policia ka gjetur një emblemë të UÇK-së në veturë dhe disa monedha të argjendta.


- Advertisement -

Ai ka shtuar se sjellja e policisë serbe ka qenë korrekte.

Identiteti i të riut nuk është bërë publik ende.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -