Gjendja e Klinikës së Pediatrisë në QKUK: Problemet e sistemit shëndetësor në Kosovë në fokus

Fotot e publikuara për gjendjen e keqe të inventarit në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) shkaktuan debat për situatën në sistemin shëndetësor në Kosovë.

Edhe pse janë bërë investime në renovimin e klinikave dhe rritjen e buxhetit, pacientët vazhdojnë të hasin probleme me infrastrukturën dhe trajtimin.

Gazetarja Saranda Ramaj, e specializuar në politikat shëndetësore, thekson se problemi është më i gjerë seç duket.


- Advertisement -

Në raportet e SHSKUK është evidentuar nevoja për përmirësime, por shumë çështje nuk janë adresuar, duke sjellë përsëritjen e problemeve bazike.

Investimet në shëndetësi janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme për reformimin e sistemit shëndetësor.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -