“I hanë qentë edhe njerëzit” – Qytetari publikon përballjen me zyrtarët pas dëmtimit të veturës

Një qytetar nga Prishtina ka ngritur shqetësime lidhur me problemin e qenve endacakë në kryeqytet, pasi pretendon se vetura e tij është dëmtuar rëndë gjatë natës nga qentë e rrugës.

Visar Kadrolli ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të automjetit të dëmtuar, duke thënë se dëmet e shkaktuara arrijnë në qindra euro. Sipas tij, vetura ishte e parkuar në Prishtinë dhe dëmtimet u vërejtën vetëm në orët e mëngjesit.

Përveç fotografive, Kadrolli ka publikuar edhe një video ku shihet duke raportuar rastin tek zyrtarët komunalë. Ai pretendon se përgjigjja që mori nga institucionet ishte zhgënjyese dhe se nuk iu ofrua asnjë zgjidhje konkrete për rastin.


- Advertisement -

Në reagimin e tij publik, Kadrolli ka kritikuar institucionet për mungesë përgjegjësie ndaj problemit të qenve endacakë, duke ngritur pyetje mbi sigurinë e qytetarëve dhe të pronës së tyre.

Rasti ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë diskutuar për menaxhimin e qenve endacakë në Prishtinë dhe nevojën për masa më efektive nga institucionet përgjegjëse.

 

 


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *