Homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Homazhet për ish-kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, do të zhvillohen këtë të mërkurë, më 6 maj.

Ceremonia në nderim të tij nis në orën 09:00 me mbërritjen e arkmortit në Sheshi Skënderbej dhe vendosjen në hollin e Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.

Homazhet do të zhvillohen gjatë paradites, ndërsa ceremonia zyrtare e lamtumirës do të mbahet në orën 12:30, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

I njohur si “profesori” i socialistëve, Pëllumbi drejtoi Partinë Socialiste në një periudhë të vështirë, kur lideri historik Fatos Nano ndodhej në burg.

Më pas ai mbajti edhe postin e kryetarit të Kuvendit.

Pas ceremonisë, ai do të prehet në varrezat e Sharrës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *