Rexhë Brahimaj, 30-vjeçari i cili u ther për vdekje në Gjakovë, do të varroset sot në fshatin Jabllanicë.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të mbahet me fillim nga ora 17:00.
I ndjeri ishte edhe i afërm i Egzona Muqiqit, bashkëshortes së këngëtarit të njohur, Albatrit Muqiqit.
Dorasi Q.S., sipas policisë, është vetëdorëzuar disa orë pas aktit, ndërsa është ndaluar për 48 orë.
Ndryshe, prokuroria pritet që brenda afatit ligjor ta paraqesë kërkesën për caktimin e paraburgimit.




