Sot në Vitomiricë të Pejës ka ndodhur një aksident ku një person ka mbetur i lënduar pas përplasjes së një veture me një motoçikletë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar për Klankosova.tv se i lënduari është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor.
Njësitet kompetente janë në vend për të hetuar rrethanat e aksidentit.





