Opinionisti Avni Arifi ka deklaruar se rreth 100 mijë votues të LDK-së, kanë kaluar në VV pas shkëputjes së ish-presidentes Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Arifi tha se këta votues do të jenë target i Osmanit dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, transmeton Klankosova.tv. ‘Unë uroj që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i ketë bërë matematikat mirë.
Unë e di që ka njerëz që mezi s’kanë pritur për me u kthy Vjosa, por ka njerëz që nuk janë edhe shumë të lumtur’, tha Arifi.





