Në historinë e kombit shqiptar ka emra që nuk janë thjesht figura… por vetë simboli i qëndresës.
Një ndër ta është Isa Boletini.
Por jeta e tij përfundoi ashtu siç jetoi, me armë në dorë.
Në vitin 1916, në Podgoricë, ai u vra në një pritë së bashku me djemtë, kushërinjtë dhe bashkëluftëtarët e tij, duke rënë në mënyrë tragjike, por me nder.
Kësaj here flasim për rrugëtimin e eshtrave të Isës dhe të tjerëve deri në vendlindje, histori për të cilën u prit afro një shekull.
Ishte viti 1998 kur eshtrat e Isës u kthyen fshehtazi në Kosovë.
Kush e udhëhoqi këtë proces deri te varrimi në shtëpinë e tij, e kuptoni përmes reportazhit në familjen Boletini.
Për më shumë klikoni në këtë vegëz:






