Hapet Pishina e Gërmisë, por interesimi i qytetarëve mbetet i ulët në ditën e parë

PRISHTINË, 20 qershor 2026 – Pishina e Gërmisë ka hapur sot dyert për sezonin veror 2026, duke mirëpritur vizitorët e parë në një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë muajve të nxehtë në kryeqytet.

Megjithatë, ndryshe nga vitet e kaluara kur dita e hapjes shoqërohej me numër të madh qytetarësh, këtë herë interesimi ka qenë dukshëm më i ulët. Pamjet e siguruara nga pishina gjatë ditës tregojnë se vetëm një numër i vogël vizitorësh kanë zgjedhur të kalojnë ditën pranë ujit në ditën e parë të sezonit.

Pavarësisht motit të ngrohtë dhe kushteve të përshtatshme për not, hapësirat përreth pishinës dhe zonat e pushimit kanë mbetur kryesisht të lira, ndërsa nuk është vërejtur fluksi i zakonshëm i qytetarëve që zakonisht shënon fillimin e sezonit veror.


- Advertisement -

Mbetet të shihet nëse numri i vizitorëve do të rritet gjatë ditëve dhe javëve në vijim, me ngritjen e temperaturave dhe afrimin e sezonit të pushimeve verore.

Pishina e Gërmisë konsiderohet një nga atraksionet kryesore verore në Prishtinë, duke ofruar mundësi rekreacioni dhe freskimi për mijëra qytetarë çdo vit.

 


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *