Hamza: Zgjedhjet si Projekt i LVV-së, Kosto për Kosovën

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se çështja e projektligjit për Dhomat e Specializuara nuk duhet të kushtëzohet me zgjedhjen e presidentit.

Hamza theksoi se kanë mbetur vetëm pak orë deri në zgjedhjen e presidentit, dhe si pasojë e moszgjidhjes, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ai e sheh këtë si një projekt të Lëvizjes Vetëvendosje. “Edhe herët e kaluara vendi ka shkuar në zgjedhje, si veprim i Lëvizjes Vetëvendosje; edhe kësaj radhe, nëse vendi shkon në zgjedhje, shkon si projekt i LVV-së, sepse i do të gjitha për vete, edhe ato që nuk i takojnë”, theksoi Hamza.


- Advertisement -

Ai gjithashtu shtoi se zgjedhjet do të paraqesin një kosto të madhe për qytetarët dhe për Kosovën.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *