Halil Thaçi refuzon të marrë pjesë në takimin e komunave për ndërmarrjen regjionale ‘Pastrimi’

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, refuzoi javën e kaluar të marrë pjesë në takimin e komunave, për ndërmarrjen regjionale ‘Pastrimi’.

Vepruan edhe dy kryetarët e tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi i Podujevës dhe Valon Prebreza i Fushë Kosovës.

Thaçi ka një përgjigje për refuzimin: ‘Çështja e këtij takimi ka qenë më shumë çështje politike sesa praktike.


- Advertisement -

Ne, si Komunë e Obiliqit, nuk i ikim përgjegjësisë që e kemi me KRM ‘Pastrimi’-n, mirëpo KRM ‘Pastrimi’ i ka borxh Komunës së Obiliqit’.

Thaçi thotë se kërkon zgjidhje për ‘Pastrimin’, por pretendon se askush nuk e dëgjon.

Për menaxhimin e mbeturinave, kanë angazhuar ndërmarrjen lokale të qytetit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ftoi në takim kryetarët e komunave, por pozitivisht iu përgjigjën vetëm Drenasi dhe Lipjani.

Rama tha se duhet të gjindet një zgjidhje për ‘Pastrimin’ nga të gjitha komunat që marrin shërbime, pasi përgjegjësia nuk mund të bie vetëm mbi kryeqytetin.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *