Haki Abazi: Kryeministri Kurti Do të Detyrohet të Bëjë Kompromise të Reja në Arenën Ndërkombëtare

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, shprehu mendimin se kryeministri Albin Kurti do të detyrohet të bëjë kompromise edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Ai tha: “Jemi në një situatë që kërkon veprim të shpejtë sepse kriza energjetike, humbja e Trump në zgjedhjet e mesmandatit do të jetë një kthesë në kompromise edhe më të mëdha që duhet të bëjë Kurti në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në anën tjetër, ky guri i madh i Dhomave të Specializuara do të rëndohet edhe më shumë mbi Kosovën në kriteret e avancimit të pozitës ndërkombëtare.” Sa i përket politikës së brendshme, Abazi theksoi se Kurti po e “fragmenton substancën e kombit përbrenda”.


- Advertisement -

Ai u shpreh: “Po kthehemi në luftën kundër njëri-tjetrit dhe kjo po na mban në një baltë të përgjithshme këtu brenda”, nënvizoi Abazi në A2.

Sipas tij, Kurti ka pasur probleme me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për interesa të vogla. “Kurti është idhnak.

Kur je idhnak dhe je i majtë, prishesh me Edi Ramën nëse nuk ta voton Veton Surroin për RCC-në (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) në Sarajevë.

Këtu prishen të gjitha pastaj, radhiten më pas inate pa fund dhe për interesa të vogla harrojmë interesin kombëtar,” theksoi Abazi.

Ai përfundoi duke theksuar rëndësinë e integrimit evropian dhe rikthimin në NATO, duke paralajmëruar se “Urgjenca e Kosovës është të kthehet në procesin e integrimit evropian, të rikthejë strategjinë për të hyrë në NATO sepse mund të kthehet ideja e një Rusie të fortë në Evropë dhe shqiptarët mund të paguajnë çmim të lartë, si gjyshërit e stërgjyshërit tanë.

Në historinë tonë, vetëm aleancat e fuqishme na kanë shpëtuar.

Ne vetë jemi të paaftë për t’u bashkuar dhe për të krijuar mbrojtje të mjaftueshme për veten.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *