Aktorja amerikane Gwyneth Paltrow tregon për marrëdhënien e saj me Brad Pitt në vitet 1990 gjatë një paraqitjeje në podcastin ‘Friends Keep Secrets’, duke zbuluar se si vëmendja e madhe e medias e ndikoi atë pas ndarjes së tyre.
Paltrow dhe Pitt u takuan në vitin 1994 në sheshxhirimin e filmit ‘Seven’, dhe marrëdhënia e tyre shpejt u bë objekt i artikujve të shumtë në media.
Edhe pse marrëdhënia e tyre përfundoi gati tre dekada më parë, Paltrow ende e kujton Pitt me dashuri dhe e përshkroi atë si ‘një djalë të mrekullueshëm që ajo e do shumë’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





