Një grup kriminal, tre anëtarë të së cilit u arrestuan ditë më parë, veprimtarinë e tyre nuk e kishin shtrirë vetëm në Kosovë, por edhe në shtete të tjera.
Sipas Prokurorisë Speciale ky grup ka kryer veprat penale të “Mashtrimit”, “Detyrimit”, “Kanosjes” dhe “Shpëlarjes së Parave”, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të një dobie financiare.
Në kërkesën e paraburgimit, të cilën e ka siguruar televizioni Dukagjini, tregohet se si kishte nisur skema e mashtrimit, me anë të shitjes së “Bitcoin”, por me llogari fiktive.
I dëmtuari kur e kishte vërejtur një gjë të tillë kishte kërkuar llogari, duke i kërkuar faturat, por ai ishte përballur me dhunë e kërcënime nga të pandehurit.
Madje, njëri nga të dyshuarit kishte krijuar dhe përdorur identitet të rremë për realizimin e transaksioneve financiare si pjesë e aktivitetit të shpëlarjes së parave.
Të njëjtit, sipas PSRK-së, kishin u kishin vënë në dispozicion fonde organizatave terroriste.
Në këtë aksion që u zhvillua gjatë së martës, ishin të përfshirë edhe disa shtete evropiane, si dhe FBI.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






