Gruda: Legalizimi i institucioneve paralele cenon integritetin e Kosovës, Kurti dehur nga pushteti

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka diskutuar për legalizimin e institucioneve paralele në vend dhe masat e BE-së ndaj Kosovës.

Në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani”, Gruda e quajti zhvillimin si cenim të integritetit të vendit.

Ai theksoi: “Fakti që Kurti me marrëveshje i njeh dokumentet e lëshuara nga struktura paralele, struktura ilegale, kjo e cenon integritetin e Kosovës”.


- Advertisement -

Nga ana tjetër, Gruda deklaroi se kryeministri Albin Kurti është dehur nga pushteti dhe shtoi: “Mendoj që i ka ndodhur një diçka që i ndodh edhe politikanëve të tjerë, dehja nga pushteti.

Pushteti i madh mesa duket ia ka verbëruar shikimin politik.

Unë e shoh ashtu”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *