Gjykatën Administrative në Kosovë fillon punën me sfida dhe mundësi të reja

Gjykata Administrative tashmë ka nisur funksionimin me një numër të madh lëndësh e me staf që pritet të kompletohet së shpejti.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Administrative thekson se sfida kryesore e institucionit mbetet numri i madh i lëndëve të trashëguara nga gjykatat e tjera, ndërsa njëkohësisht vazhdon pranimi i lëndëve të reja.

Për avokatët themelimi dhe funksionalizimi i kësaj gjykate vlerësohet e një rëndësie të veçantë si për qytetarët por edhe bizneset.


- Advertisement -

Specifika e kësaj gjykate është vetë natyra e lëndëve dhe e të drejtave që trajtohen.

Për të rritur efikasitetin dhe për të shkurtuar kohën e shqyrtimit të rasteve, gjykata administrative do të zbatojë modalitete të reja të trajtimit të lëndëve, përfshirë vendimmarrjen pa mbajtje të seancave në rastet më pak komplekse dhe përdorimin e gjykimeve model për çështje të ngjashme.

Pjesa më e madhe e rasteve lidhen me pensionet dhe marrëdhëniet e punës.

Me kompetencat e reja ligjore, Gjykata Administrative do të trajtojë kontestet e punës ndërmjet zyrtarëve publikë dhe institucioneve publike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *