Gjykata Speciale në Hagë: Proporcionaliteti i dënimeve për ish-krerët e UÇK-së në pyetje

Me përpjekjen për të identifikuar vetëm përgjegjësi individuale të katër ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë, Specialja u përpoq të shmangte hijet e një gjykimi të vetë luftës për pavarësi.

Aktgjykimi i përcjellë një ditë më parë mori në mënyrë të veçantë vëmendjen e mediave gjermane.

Gazeta e njohur Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) nuk e mohon që vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë si të mbështetura në prova.


- Advertisement -

Megjithatë, autori i shkrimit, Michael Martens, ngre pikëpyetje lidhur me proporcionalitetin e dënimeve, veçanërisht kur krahasohen me ndëshkimin e dhënë kriminelëve serbë të luftës.

Duke iu referuar procesit të apelimit, ai shkruan se duke pasur parasysh provat e paraqitura, të paktën sipas njohurive që ekzistojnë aktualisht, duket pak e mundshme që për Thacin ai “të përfundojë me shpallje të pafajësisë”.

Por nëse dënimi me 25 vjet burg i dhënë për të qëndron në një raport të arsyeshëm me dënimet e dhëna ndaj kriminelëve serbë të luftës, kjo mbetet një çështje që të paktën në dritën e historisë, mund të vihet me të drejtë në pikëpyetje, thekson autori. “Vendimi nuk duhet të çojë në shtrembërimin e përmasave historike të ngjarjeve në Kosovë në vitin 1999.

Konflikti u nxit nga politika serbomadhe e sundimtarit të atëhershëm serb, Slobodan Millosheviq, i cili vdiq në vitin 2006.

Forcat serbe të sigurisë kanë kryer krime shumë më të mëdha sesa ato për të cilat akuzohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Viktimat nuk duhet të shndërrohen automatikisht në autorë krimesh”, theksohet në shkrim.

Martensi shton sidoqoftë se gjykata veproi drejt kur theksoi se në Hagë nuk po gjykohen shqiptarët e Kosovës si popull, as UÇK-ja në tërësi dhe as lufta e saj për pavarësi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *