Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KI19/26, të parashtruar nga Bekim Krasniqi, lidhur me pretendimet për shkelje të të drejtave kushtetuese pas vdekjes së babait të tij, F.K., pas trajtimit mjekësor dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në vitin 2022.
Gjykata e ka shpallur kërkesën të pranueshme, por vendos se Aktvendimi i Prokurorisë së Apelit të Kosovës nuk shkel Kushtetutën, që garanton të drejtën për jetë.
Rasti lidhet me trajtimin mjekësor të F.K., i cili në dhjetor të vitit 2022 kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në fshikëzën urinare në një spital në Prizren.
Familja e të ndjerit kishte paraqitur kallëzim penal ndaj mjekut F.Sh., por Prokuroria Themelore në Prizren kishte vendosur t’i pushojë hetimet.
Bekim Krasniqi e kishte dërguar rastin në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar shkelje të të drejtave kushtetuese.
Gjykata vlerësoi se mjeku nuk kishte vepruar në kundërshtim me rregullat profesionale apo me pakujdesi që kishte shkaktuar vdekjen e pacientit.
Në fund, Gjykata vendosi se nuk kishte dështim institucional në përcaktimin e përgjegjësisë së stafit mjekësor dhe pretendimet për shkelje të neneve të Kushtetutës ishin të pabazuara.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





