Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të ish-togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, i akuzuar për spiunazh.
Prokurori Bekim Kodraliu ka rekomanduar dënime për veprat që i ngarkohen Jevtiqit, duke përfshirë dënime burgu dhe konfiskim të parave të sekuestruara.
Aktgjykimi pritet të shpallet sot.
Detajet e akuzës përfshijnë transmetimin e informacioneve sekrete te Shërbimi Inteligjent të Serbisë dhe rrezikimin e sigurisë së Kosovës.
WhatsApp dhe Telegram janë përdorur për komunikimin e sekreteve shtetërore.





