Gjykata Themelore në Prishtinë, pas miratimit të marrëveshjes për pranim fajësie, ka dënuar me 6 vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë Bojan Jevtiqin e Policisë së Kosovës për akuzat e spiunazhit dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas aktgjykimit të gjykatësit Kushtrim Shytit, Jevtiq dënohet me 6 vjet burg për spiunazh dhe me 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Masa e paraburgimit i vazhdon Jevtiqit, ndërsa urdhërohet shkatërrimi i armës së gjetur dhe sekuestrimi i gjërave në pajtim me ligjet në fuqi.
Gjobës së dënimit me burgim i shtohet edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.
Prokurori special Bekim Kodraliu dhe avokati Millosh Nikoliq ishin të pranishëm në gjykim.
Palët kanë të drejtë të ankohen në afat 30 ditësh.






