Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke e mbajtur në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur këtë të martë, në Dhomë Këshillimi, ka shqyrtuar kërkesën e Veliajt kundër vendimeve të mëparshme të gjykatave të posaçme.
Pas analizës së çështjes, Kolegji Penal ka vendosur që vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të mbetet në fuqi.
Kjo vendim bazohet në Nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale.
Prandaj, kryebashkiaku i Tiranës do të vazhdojë të qëndrojë në burg.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





