Gigi Hadid uron Dua Lipën për martesën e saj, fansat kujtojnë lidhjet e dikurshme

Supermodelja e famshme, Gigi Hadid, ka shprehur urimet e saj për Dua Lipën pas martesës së saj me aktorin britanik Callum Turner.

Pas komentimit të Gigi-s në postimin e Dua Lipës me fotografitë nga ceremonia, fansat filluan të kujtojnë lidhjen e mëparshme të Dua Lipës me vëllanë e saj, Anwar Hadid.

Reagimi i Gigi-s tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, të cilët iu përgjigjën me komente të ndryshme duke përmendur lidhjet e kaluara të Dua Lipës dhe Gigi Hadid.


- Advertisement -

Dua dhe Callum u martuan të dielën në Londër në një ceremoni private me një numër të kufizuar të familjarëve dhe miqve të afërt.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *