George Lucas është shprehur se për profesionistët e industrisë së filmit është e kotë të përpiqen t’i rezistojnë përfshirjes së inteligjencës artificiale (AI) si një element kyç në të ardhmen e kinemasë.
Krijuesi 82-vjeçar i ‘Star Wars’, në një intervistë për A Rabbit’s Foot, tha se inteligjenca artificiale ‘e bën shumë më të lehtë realizimin e filmave’.
Regjisori i lindur në Modesto, Kaliforni, u shpreh se ‘nuk ka asgjë që mund të bësh për ta ndalur’, duke shtuar: ‘Ky është përparimi, kjo është e ardhmja.’ Lucas gjithashtu theksoi disa nga përfitimet që, sipas tij, film-krijuesit mund të kenë duke përdorur inteligjencën artificiale në punën e tyre. ‘Nëse dëshironi një inteligjencë artificiale që t’ju tregojë kur diçka është e rreme dhe nga vjen ajo, AI mund ta bëjë këtë,’ tha Lucas. ‘Njerëzit nuk munden, sepse nuk jemi aq të zgjuar.’ ‘E gjithë ideja është që ti je një qenie njerëzore dhe mban përgjegjësi për atë që thua dhe për atë që bën.
Nëse bën diçka të paligjshme, duhet të ndëshkohesh për këtë.’ Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





