Aktorja amerikane, Katie Holmes, ka nxitur spekulime se është në një lidhje dashurie me piktorin Jason Bard Yarmosky, pasi paparacët i fotografuan duke ecur të përqafuar në rrugët e New York-ut.
Ata gjithashtu shijuan një darkë së bashku.
Një burim për revistën People deklaroi se të dy janë parë së fundmi në Hamptons, duke u mbajtur për dore. “Ai i pëshpëriste në vesh, ndërsa ajo qeshte.
Duket se ndiheshin shumë rehat me njëri-tjetrin dhe Katie nuk e hoqi buzëqeshjen nga fytyra gjatë gjithë mbrëmjes”, tha burimi. Çifti mori pjesë në shfaqjen e filmit “The Invite”, me regji nga Olivia Wilde, në kinemanë Regal UA East Hampton.
Detajet mbi lidhjet e mëparshme të Jason Bard Yarmoskyt nuk janë të njohura.
Lidhja e fundit publike e Katie Holmes ishte me Bobby Wooten III në vitin 2022.
Mediat amerikane e lidhën gjithashtu me restoratorin Emilio Vitolo Jr. në vitin 2020.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





