Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për mundësinë e rikthimit në politikë të ish-krerëve të UÇK-së, në rast të lirimit të tyre nga procesi gjyqësor në Hagë.
E pyetur nëse pas lirimit të tyre ekziston mundësia që Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët të mos merren më me politikë, Musliu tha se një vendim i tillë u takon ekskluzivisht atyre.
Megjithatë, ajo dha edhe qëndrimin e saj personal për rolin që, sipas saj, Hashim Thaçi mund të ketë në të ardhmen e Kosovës. ‘A do të dëshiroja unë që ata të jenë në politikë, mund të them që Hashim Thaçi është shpëtimtar i këtij vendi edhe ka me pas shumë problem me nxjerrë nga gremina ku e kanë fundosur sot politika aktuale, e cila e ka sistemin shtetëror në dorë.
Përgjigjen përfundimtare e japin ata kur kthehen’, tha Musliu.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





