Ftohet për pjesëmarrje në Marshin për Liri në Prishtinë – Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”, i cili mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që po mbahen në Hagë.

Hamza, përmes një video-adresimi, bëri thirrje për pjesëmarrje masive, që ky marsh të jetë më i madhi ndonjëherë në Kosovë. “Le ta shohë bota një popull që nuk e harron të kaluarën e vet, që nuk i braktis ata që i dhanë formë lirisë së tij dhe që nuk hesht kur tentohet të rishkruhet historia e tij.

Më 16 shtator, presim vendimin lirues.


- Advertisement -

Por nesër, flet populli.

Në orën 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’, të qëndrojmë të gjithë bashkë.

Për të vërtetën.

Për lirinë.

Për Kosovën!

Për UÇK-në!

Ju presim në shesh!”, tha Hamza.

Hamza u shpreh se liria është më shumë se një moment në histori, është përgjegjësi dhe duhet mbrojtur në çdo kohë. “Çdo brezi, të paktën një herë gjatë jetës, i kërkohet të dëshmojë se çfarë kujton, çfarë vlerëson dhe për çfarë është i gatshëm të qëndrojë.

Nesër është momenti ynë. Është momenti i secilit prej jush.

Nesër, Kosova duhet të ngrihet në këmbë, e bashkuar, si një trung i vetëm”, tha Hamza.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *