FSK zhvillon ushtrimin fushor ‘Ujku i Pamposhtur 01’ në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar ushtrimin fushor validues ‘Ujku i Pamposhtur 01’ në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe avancimit të aftësive operacionale.

Ushtrimi është realizuar në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës, me pjesëmarrjen e njësive të FSK-së si Komanda e Forcave Tokësore, njësi logjistike dhe Policia Ushtarake.

Qëllimi i stërvitjes ka qenë validimi i aftësive operacionale, rritja e gatishmërisë luftarake dhe forcimi i koordinimit ndërmjet njësive në përputhje me standardet profesionale.


- Advertisement -

FSK thekson se ushtrime të tilla janë të rëndësishme për përgatitjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të saj në detyra të ndryshme operacionale.

Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -