Qeveria e Hungarisë ndalon vizat e punës për shtetasit e Filipinit, Gjeorgjisë dhe Armenisë

Qeveria e Hungarisë ka vendosur të ndalojë lëshimin e vizave të punës për shtetasit nga Filipinet, Gjeorgjia dhe Armenia, duke filluar nga dita e premte.

Masa është pjesë e një politike të re për rregullimin e hyrjes së punëtorëve të huaj, me argumentin se prania e tyre mund të ndikojë në nivelin e pagave në tregun lokal të punës.

Punëtorët që aktualisht ndodhen në Hungari nuk preken nga kjo masë, por mund të aplikojnë për zgjatje të lejeve të qëndrimit, ndërsa aplikimet ekzistuese do të vazhdojnë të shqyrtohen.


- Advertisement -

Disa sektorë të ekonomisë, si prodhimi dhe shërbimet, kanë shprehur shqetësime për mungesën e fuqisë punëtore dhe për funksionimin e bizneseve.

Autoritetet e cilësojnë këtë si hap të parë drejt një rregullimi më të gjerë të politikave të migracionit për punë në të ardhmen.

Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv


- Advertisement -