Vajza e aktorit legjendar Jack Nicholson, Lorraine Nicholson, ka publikuar një fotografi të rrallë të babait të saj për të shënuar ditëlindjen e tij të 89-të.
Në imazhin e postuar në Instagram, Nicholson shihet duke festuar në një ambient familjar së bashku me miqtë e afërt, përfshirë këngëtaren Joni Mitchell.
Ai shfaqet i buzëqeshur dhe në formë të mirë, duke duartrokitur gjatë festës, shkruan DailyMail.
Lorraine e shoqëroi postimin thjesht me “89!!”, ndërsa ndau edhe një fotografi të vjetër të aktorit nga vitet e 70-ta, ku ai mban një bluzë Coca-Cola dhe një puro.
Jack Nicholson ka disa fëmijë nga marrëdhënie të ndryshme, përfshirë Lorraine, Ray dhe Jennifer.
Ai është tërhequr nga jeta publike prej më shumë se një dekade dhe roli i tij i fundit në film ishte në vitin 2010.
Sipas njerëzve pranë tij, aktori po jeton i qetë, larg Hollywood-it, duke kaluar më shumë kohë me familjen.
