Deputeti Uran Ismaili uron ditëlindjen e Hashim Thaçit dhe shpreh dëshirën që ta festojë në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili i ka uruar ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke uruar që vitin e ardhshëm të festojë në Kosovë. “Para se me fillu fjalën, dëshiroj t’ia uroj ditëlindjen një çlirimtarit, presidentit Hashim Thaçi, dhe shpresoj që herëne ardhshme ta presim ditëlindjen e ardhshme në Kosovë, qysh e meriton një person që kohën e vet të jetës së vet ia ka dhënë Kosovës”, tha Uran Ismaili.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e tij të 58-të.

Ai vazhdon të mbahet në Hagë, ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *