Forumi Ekonomik i Grave në Kosovë kërkon ndryshime thelbësore në Ligjin e Punës

Koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave në Kosovë, Saxhide Mustafa, ka bërë thirrje për zbatimin e disa ndryshimeve thelbësore në tregun e punës.

Mustafa kërkon nga partitë politike të zotohen për miratimin e ligjit të ri të punës dhe të rrisin mbështetjen për gratë ndërmarrëse.

Ajo gjithashtu theksoi nevojën për politika moderne të balancimit mes jetës dhe punës dhe për investime në shërbime të kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit.


- Advertisement -

Institucionalizimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe urgjenca për adresimin e çështjeve ekonomike dhe sociale janë prioritetet e Forumit.

Mustafa gjithashtu bëri thirrje për veprime urgjente për të ndaluar emigrimin e të rinjve nga vendi.

Forumi Ekonomik i Grave përbëhet nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *