Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate e NATO-s në Napoli njoftoi se udhëheqës të lartë nga KFOR-i vizituan së fundmi personelin që vepron në Mitrovicë.
JFCNP njoftoi se vizita u bë për të theksuar praninë e vazhdueshme të KFOR-it dhe ndërgjegjësimin për situatën në veriun e Kosovës.
Gjatë vizitave, Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (Gianfranco Di Fiore) vëzhgoi aktivitetet e vazhdueshme të sigurisë mobile, ndërsa Shefi i Shtabit të KFOR-it u angazhua me personelin e MSU-së dhe të Ekipeve për Ndërlidhje dhe Monitorim për të marrë përditësime mbi situatën operacionale.
Komanda e NATO-s në Napoli tha se operacionet e sigurisë dhe angazhimi i rregullt me komunitetin sigurojnë që KFOR-i ta përshtatë qëndrimin e tij, duke mbetur i informuar, i lidhur dhe i gatshëm për të reaguar sa herë që nevojitet.
Ndërsa KFOR-i optimizon pozicionimin e tij, përgjegjësia e tij mbetet e pandryshuar.
Komandanti i MSU u takua gjithashtu me ushtarët e Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT) K2 të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, duke vlerësuar përkushtimin e tyre për ruajtjen e dialogut me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në terren.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





