Fluksi i madh i pushuesve në Borsh gjatë fundjavës së nxehtë

Temperaturat e larta që kanë kaluar 35 gradë Celsius këtë fundjavë në Shqipëri, kanë dërguar një fluks të madh pushuesish në plazhin e Borshit.

Vetëm gjatë kësaj të diele, qindra qytetarë dhe turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar ditën pranë detit.

Plazhi i Borshit ka qenë i tejmbushur me pushues, të cilët kanë shijuar ujërat e kristalta.


- Advertisement -

I njohur si një nga plazhet më të preferuara familjare në jug të vendit, Borshi vijon të tërheqë çdo ditë qindra vizitorë.

Ky fillim sezoni turistik e ka gjetur Borshin të gjallëruar dhe me një numër të konsiderueshëm pushuesish, duke konfirmuar edhe një herë interesin në rritje për destinacionet bregdetare të jugut shqiptar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *