Edhe këtë fundjavë, si gjatë gjithë sezonit veror, ka pasur një fluks të lartë lëvizjesh në Pikën Kufitare të Morinës.
Shumë udhëtarë, kryesisht nga Kosova dhe diaspora, kanë zgjedhur bregdetin shqiptar si destinacion.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka raportuar pritjet në pikat kufitare, ku Hani i Elezit ka pritje deri në 30 minuta për hyrje në Kosovë, ndërsa te Dheu i Bardhë mërgimtarët presin rreth 10 minuta për të hyrë dhe dalë nga kjo pikë kufitare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





