Aktorja amerikane, Megan Fox, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave me një postim të ri në rrjetet sociale, duke rikthyer atmosferën e periudhës së saj më ikonike në Hollywood.
Ylli i filmit ‘Jennifer’s Body’ ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me një veshje të zezë elegante dhe provokuese, e përbërë nga një bluzë gjysmë transparente prej rrjete dhe të brendshme me dantellë.
Në imazhe, Fox shfaqet me një aureolë mbi kokë dhe e mbështjellë me një shall të zi prej rrjete, duke krijuar një pamje artistike dhe dramatike.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





