Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës: Pritjet më të gjata dhe situata aktuale

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka raportuar të dhënat e fundit për fluksin në pikat kufitare.

Për hyrjet në Dheu i Bardhë pritja është rreth 50 minuta me kolonë 70-80 metra.

Në Muçibabë pritja është 20 minuta me kolonë 300 metra, ndërsa në Hani i Elezit është 20 minuta me kolonë 100 metra.


- Advertisement -

Në Vërmicë pritja është 5-15 minuta me kolonë 60 metra, ndërsa në Kullë është 10-15 minuta me kolonë 50 metra.

Në Jarinjë pritja është 15-20 minuta, ndërsa në Merdarë 10-15 minuta dhe në Bërnjak 5-10 minuta pa kolona të raportuara.

Në pikat si Glloboqicë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Stançiq, pritjet variojnë nga 1 deri në 5 minuta pa kolona të reja në hyrje.

Shumica e pikave kufitare nuk raportojnë kolona për dalje dhe qarkullimi i kamionëve zhvillohet pa pritje të konsiderueshme.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *