Aktorja turke Nebahat Çehre shfaqet në formë të shkëlqyer në moshën 82-vjeçare

Aktorja turke Nebahat Çehre, e njohur për publikun shqiptar nga roli i Valide Sulltanës në serialin ‘Sulejmani i Madhërishëm’, ka tërhequr sërish vëmendjen në moshën 82-vjeçare falë një fotografie me rroba banje.

Ajo publikoi foton nga pushimet verore, ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike, duke marrë shumë komente pozitive.

Krahas fotos shkroi: ‘Së pari, kujdesu mirë për veten.


- Advertisement -

Pjesa tjetër do të lulëzojë natyrshëm’.

Mediat turke vlerësojnë se Nebahat duket jashtëzakonisht mirë për moshën e saj dhe e konsiderojnë shembull të bukurisë në moshën e tretë.

Karrierën e nisi si modele dhe në vitin 1960 u shpall ‘Miss Turqia’, gjë që i hapi rrugën aktrimit.

Më vonë fitoi famë ndërkombëtare me rolet në serialet ‘Sulejmani i Madhërishëm’ dhe ‘Dashuri e Ndaluar’ (Aşk-ı Memnu), ku luajti personazhin Firdevs Yoreoglu.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *