Flakët kanë goditur një shtëpi në fshatin Greiçec të Suharekës.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu, raporton se zjarri dyshohet se është shkaktuar qëllimisht nga një person që jetonte në shtëpi.
Policia dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë dhe kanë shuar flakët.
Sipas hetimeve, dyshohet se një person me aftësi të kufizuara ka ndezur zjarrin dhe jetonte vetëm në shtëpi.
Ai është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
Dëmi i shkaktuar përfshin një vlerë prej rreth 10 mijë euro.





