Afaristi Petrit Kllokoqi ka arritur një sukses historik, duke u ngjitur në majën më të lartë në botë, Mount Everest.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Kllokoqi tha se ka qenë ndjenjë e jashtëzakonshme.
Ai deklaroi: ‘Nuk kam menduar asgjë tjetër, pos që t’i ngrite flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë’.
Kllokoqi shtoi se emocionet u përzien dhe ai shpërtheu në lot, duke treguar për momente të vështira në shkëmbinj. ‘E kemi parë vdekjen me sy shpeshherë, isha në mes dy botëve.
Në telefon e kam foton e çikës tem, shpesh e kam shiku’, tha ai.





