Fjolla Morina në Big Brother VIP Kosova 4: ‘Unë e ha për së gjalli Labin’

- Advertisement -

Banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, Fjolla Morina, ka bërë një deklaratë bombastike karshi Labit.

Teksa bisedonte me Edin, Fjolla u shpreh e bindur se sa i përket lojës, ajo e ‘ha për së gjalli’ Labin.

‘E kam vërejt që edhe Labi është bërë me të.

- Advertisement -

Unë atë e ha për së gjalli.

Be po të bëj se e ha për së gjalli po të më thotë ndonjë fjalë’, u shpreh Fjolla.

Këngëtarja me të hyrë brenda i ka dhënë disa këshilla Labinot Rexhës sa i përket lojës së tij.

Ajo në një formë u mundua që ta qetësonte për faktin se këto ditë kishte qenë në vëmendje për debatet me të tjerët.

E sa i përket lojës, artistja shqiptare theksoi se ka hyrë më shumë për të bërë qejf.

- Advertisement -