Sasa rrëfehet në BBVK4: “Kam qenë 10 vite në një lidhje që më shfrytëzoi në çdo mënyrë – familja nuk më foli me muaj”

Në një nga momentet më të thella emocionale të Big Brother VIP Kosova 4, banorja Sasa Hoda ka ndarë një rrëfim të sinqertë për të kaluarën e saj, duke folur hapur për një lidhje 10-vjeçare që, sipas saj, e ka lënduar dhe e ka shfrytëzuar në të gjitha aspektet.

Gjatë bisedës me banorët, Sasa tregoi se e kishte nisur marrëdhënien shumë e re, në një moshë kur ndjehej e pasigurt dhe e varur emocionalisht.

“Kam qenë tepër e re… ai e ka shfrytëzuar situatën”

Ajo u shpreh:


- Advertisement -

“Kam qenë dhjetë vite me të dashurin tim edhe kam menduar se kam qenë 21 vjeçare. Kam qenë tepër e re, plus e kam pasur një kompleks gjithë kohën se vetëm ai më do dhe askush tjetër… dhe ai e ka shfrytëzuar situatën.”

Sasa zbuloi se ish-partneri i kishte ushtruar presion emocional, duke e bindur se nuk kishte vlerë pa të, një manipulim që e kishte lënë pa vetëbesim për vite të tëra.


- Advertisement -